Napoli merr dy lajme të mira, shërohen nga Covid-19 dy mbrojtësit

Më në fund ka lajme të mira edhe për Napolin. Faouzi Ghoulam dhe Kalidou Koulibaly janë shëruar nga Covid-19. Klubi blu reagoi përmes një njoftimi të shkurtër në Twitter, pas humbjes në “Europa League”, ndaj Granada.

Të dy lojtarët blu rezultuan pozitivë në tamponët e datës 5 shkurt, të cilëve iu nënshtrua krejt ekipi. Tani ata do të duhet të kryejnë analizat e zakonshme dhe së shpejti të bashkohen me grupin në stërvitje.

Dy lajme të mira për napolitanët që po vuajnë mungesat e shumta në këtë fazë të ngjeshur të sezonit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?