Napoli mund Sassuolon, shkurton në 6 pikë diferencën me Juven (VIDEO)
Napoli rigjen fitoren në Seria A. Të kaltrit kanë fituar 2-0 ndaj Sassolos, duke shkurtuar diferencën me vendin e parë që mbahet nga Juventusi.
Ounas zhbllokoi ndeshjen në minutën e 3-të pas një përgjumje të mbrojtjes së miqve, ndërkohë që Sassuolo krijoi disa mundësi të mira shënimi, por nuk mundi që të barazonte.
Në minutën e 72-të, Insigne shënoi një super gol, me një goditje “alla Del Piero” në hyrje të zonës. Hysaj luajti për 90 minuta, por në krahun e majtë. Pas kësaj fitoreje, Napoli mbetet 6 pikë larg nga Juventusi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

