Napoli mund SPAL, “perla” e Chiesa-s gjunjëzon Milanin në “San Siro” (VIDEO)
Napoli rrëmben 3 pikët e radhës në javën e 17-të. Skuadra e drejtuar nga Ancelotti mundi minimalisht SPAL-in. Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga Raul Albiol në fundin e shtesës së pjesës së parë. Mbrojtësi spanjoll kërceu më lart se të gjithë pas një goditje nga këndi duke shënuar me kokë. Portieri ishte më i miri në fushën e lojës, duke bërë disa pritje të jashtëzakonshme. Më këtë fitore, Napoli përkohësisht çon në 5 pikë diferencën me Juventusin.
Milani ndërkohë pësoi një tjetër humbje në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Gatusso u mund nga Fiorentina 0-1 në duelin e zhvilluar në “San Siro”. Sfidën e vendosi një super gol i shënyar nga Chiesa në minutën e 73-të, pas një goditje të bukur në hyrje të zonës. Asnjë shans reagimi për portierin Donnarumma që nuk mundi të evitonte disfatën e katërt sezonale. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

