Napoli në alarm për portën, dëmtohen dy portierët e parë të ekipit
Kur mbeten edhe 8 ditë nga dueli mes Napolit dhe Juventusit, problemet për ekipin e Spalletit duket se nuk do të mungojnë. Portieri Ospina së fundmi ka shfaqur probleme fizike me Kolumbinë, ndërkohë që do të jetë i fundit që do të kthehet nga ndeshjet me kombëtaren.
Portieri tjetër Meret me siguri që do të mungojë ndaj bardhezinjve, për shkak të një problemi në shpinë. Kolumbi-Kili do të përfundojë në orën 3 të mëngjesit të së Premtes, teksa kthimi i Ospina në Itali do të ndodhë në vetëm 24 orë larg nga ndeshja kundër Juventusit, e planifikuar të Shtunën në 18.
Ospina mund të kthehet në Itali me avion privat, duke e ndarë me Cuadradon, të cilin do ta ketë kundërshtarë në këtë ndeshje. Në rast se Ospina nuk do të arrijë që të jetë në fushë në këtë dueli, atëherë do të thirret në apel portieri i tretë Davide Marfella. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

