FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli nuk ka më dyshime, Hysaj largohet këtë verë

Në Itali nuk kanë më as më të voglin dyshim. Elseid Hysaj po përgatit tashmë largimin në fund të këtij sezoni, e me shumë gjasë është në listën e shitjeve të skuadrës së Napolit. E gjithë kjo, për shkak të një prapaskene.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk ka pranuar që të jetë zëvendësues në skuadër, ndaj dhe ka ardhur ky vendim për largimin e tij.

Deri më tani, dy janë pistat që shtrohen për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi: Roma dhe Interi, ekipe që kanë shprehur me kohë dëshirën për të pasur shërbimet e shkodranit. Drejtuesit e Napolit nuk kanë ndërmend që t’i ofrojnë rinovimin e kontratës. Ndërkohë që trajneri Ancelotti e ka kthyer në një zgjedhje të dytë apo të tretë në skuadër, duke treguar se në të ardhmen vendi i tij në Napoli do të ishte në stol.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?