Napoli s’e mund dot Genoan as me një lojtar me shumë, -20 pikë nga Juvja (VIDEO)
Napoli nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Genoas, edhe pse për më shumë se një orë lojë ishte me një lojtarë më shumë në fushën e lojës. Stefano Sturaro u largua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Allan.
Skuadra e drejtuar nga Ancelotti shfrytëzoi menjëherë avantazhin numerik duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 34-t, me Mertens. Gëzimi i vendasve do të zgjaste vetëm disa minuta, pasi në fundin e pjesës së parë, Genoa gjeti barazimin me Lazovic, që realizoi një super gol me Lazovic pas një kombinimi të bukur me Pandev.
Në pjesën e dytë Napoli ju afrua golit me Mertens, Koulibaly dhe Hysajn, por pa mundur që të mposhtin portierin Radu, i cili ishte më i miri në fushë. Napoli me këtë barazim ngjitet në kuotën e 64 pikëve, 20 më pak se Juventusi, që duhet të presë edhe një javë për të festuar artimetikisht titullin kampion. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

