Napoli shtyn festën e Juventusit, fiton me lehtësi Chievon e rënë në Seria B (VIDEO)
Napoli shtyn të paktën edhe për këtë javë festën e Juventusit. Të kaltrit fituan 3-1 ndaj Chievos së vendit të fundi, duke u afruar me 17 pikë me Juventusin, 6 javë nga fundi.
Koulibaly zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 15-të me një goditje me kokë në shtyllën e parë. Në pjesën e dytë do të vinte radha e Milik që realizon një super gol nga distance në minutën e 64-t.
9 minuta nga fundi Koulibaly shënon golin e dytë personal, por këtë herë me këmbë. Në fundin e kohës së rregullt, Cesar shënoi golin e flamurtarit me një goditje të bukur me kokë.
Napoli ngjitet në kuotën e 67 pikëve, pas 32 javësh. /Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

