Nata më e gjatë për Bufon, largohet nga Juve dhe vijon karrierën në një klub të madh?

Parashikohet një natë e gjatë, mes mendimesh, kujtimesh dhe bilancesh mes orëve pagjumë. Xhixhi Bufon ka ende disa orë për të vendosur se çfarë do të deklarojë në konferencën për shtyp të parashikuar për ditën e enjte. Bufon mund t’i japë lamtumirën Juventusit, madje janë të shumtë analistët italianë që tashmë e quajnë një çështje të mbyllur, duke e argumentuar si një vendim në shenjë respekti dhe dinjiteti. Tashmë që Juventusi ka investuar tek një tjetër portier me kualitet si Shezni, Bufon nuk duket se do t’i imponojë klubit prezencën e tij dhe polakut 28-vjeçar një tjetër vit qëndrimi nën hijen e tij. Prandaj të gjitha parashikimet flasin se Bufon do të dalë në këtë konferencë duke artikuluar falënderimet për klubin torinez dhe bashkëjetesën përgjatë gjithë këtyre viteve.

Një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit ndërkohë  është i bindur se mund të vazhdojë të luajë edhe për disa sezone, teksa nuk kanë munguar as ofertat konkrete. Nëse do të jetë Amerika, Emiratet apo Kina destinacioni i radhës përgjigja është jo. Mendohet se ardhmja e 40-vjeçarit do të vijojë në një prej klubeve pjesëmarrëse në Champions League, duke hedhur poshtë idenë e daljes në pension për Bufon. Duke ditur pretendimet e gardianit, rrethi  mbyllet duke lakuar skuadra të tilla si Real Madrid, PSG, ndoshta dhe Liverpul.

Ky mister do të zbulohet nga vetë Bufon. Portieri italian mund edhe të mjaftohet me faktin për të dhënë vetëm lamtumirën nga Juventusi, dhe më pas t’i japë vetes kohë për të vendosur për të vendosur për të ardhmen. Në të gjitha rastet gjëja e fundit që pritet në konferencën e të enjtes prej tij është anoncimi se do të varë këpucët në gozhdë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?