FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndahet nga jeta legjenda e Formula 1

Një nga legjendat e Formula 1, Niki Lauda ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.

Legjenda austriake, një nga figurat më të njohura në garat motorike, mori titullin kampion për Ferrarin më 1975 dhe 1977 dhe McLaren më 1984.

Ai u konsiderua si një nga drejtuesit më të mirë të historisë së sportit, dhe do të mbahet mend për kthimin në gara vetëm gjashtë javë pasi u dogj në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë, më 1976.

Swiss Digital Desktop Reklama

Niki Lauda iu nënshtrua transplantit të mushkërive në muajin gusht, dhe gjatë dy viteve të fundit kishte shfaqur probleme të rënda shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?