Ndahet nga jeta Nuri Bylyku, Duka: Një ikonë, shkroi historinë e Tiranës

Ndërron jetë Nuri Bylyku, ish-futbollist, kapiten, trajner dhe drejtues i FK. Tiranës. Mësohet se Bylyku ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Ndërkohë, në ndër të tij do të mbahen homazhe nga ora 11:0-12:00 ambientet e stadiumit ‘Selman Stermasi’, ndërsa më pas trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

Ai ishte një autokton Tiranas, i lindur më 10 prill të vitit 1937, duke u bërë edhe përfaqësues i dy gjeneratave në radhët e skuadrës Tiranës. Mesfushori luftarak Nuri Bylyku, pasi kreu shërbimin ushtarak në radhët e Partizanit, ku u shpall edhe kampion, u rikthye në radhët e skuadrës së Tiranës, ku edhe e kishte nisur rrugën e bukur të futbollit.

Nuri Bylyku, ishte kapiteni i parë i skuadrës së Tiranës, që në përfundim të sezonit 1964-65, do të ngrinte trofeun e kampionit të Shqipërisë, duke thyer hegjemoninë e Partizanit dhe Dinamos në futbollin shqiptar që me krijimin e tyre. Pasi ndërpreu karrierën e tij sportive, Nuri Bylyku, nuk u largua nga klubi i Tiranës, duke kryer detyra drejtuese, qoftë si trajner, inspektor dhe shef klubi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja bardheblu sot është në zi! Ajo ka humbur njeriun, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi klubit të Tiranës, ajo ka humbur një prej kapitenëve të saj, një ikonë të asaj Tirane të madhe, që ka bërë histori në futbollin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Armand Duka, presidenti i FSHF-së shprehu vlerësimin e tij për Bylykun:

I trishtuar për ndarjen nga jeta të një figure të madhe të futbollit shqiptar siç ishte Nuri Bylyku! Mesfushori i shquar mbahet mend nga të gjithë futbolldashësit si një lojtar energjik e luftarak, që drejtoi Tiranën në fushë si kapiten drejt fitimit të disa titujve kampion në vitet 1960-1970.

Pas karrierës në futbollin e luajtur Bylyku nuk u shkëput për asnjë çast nga sporti magjik, duke dhënë kontributin e tij si trajner apo në rolet drejtuese në klubin kryeqytetas për vite me radhë.

Familja sot është në zi, pasi ka humbur një personalitet me shumë vlera, një ikonë, që shkroi historinë me klubin bardheblu dhe i dha gjithçka futbollit gjatë gjithë jetës së tij.

Në emër edhe të komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Bylyku, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?