Ndërhyrja më e çuditshme që mund të keni parë në futboll (VIDEO)
Ndodh shpesh të shohim ndërhyrje nga më të çuditshme në fushat e lojës, por me siguri që nuk do të keni parë kurrë një nga një qen. Ngjarja e pazakontë ndodhi gjatë një takimi të kategorisë së katërt në Rumani. Ndërsa futbollistët e të dyja ekipeve ishin duke luftua me njëri-tjetrin për topin, një prej tyre duke lëvizur në fushë pa top u rrëzua në tokë.
I shtrirë ai pa se ishte një qen që iu turr dhe e kafshoi në këmbë, duke i shkaktuar edhe një dëmtim. Fatmirësisht ky dëmtim nuk ishte aq serioz sa t’ia shkatërronte karrierën, megjithatë, tetanosin nuk e kurseu.
Pavarësisht problemit të lojtarit, sigurisht që kjo ndërhyrje nga qeni solli mjaft komente, e po ashtu edhe të qeshura.
KOHA JONË SONDAZH

