Ndërron jetë legjenda e peshëngritjes shqiptare, Ymer Pampuri

Ymer Pampuri, legjenda e peshëngritjes shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, pas një ataku kardiak.

Ish-sportisti u shpall kampion olimpik në Olimpiadën e Mynihut, në vitin 1972.

Në moshën 27-vjeçare, peshëngritësi i “17 Nëntorit” të Tiranës theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veç medaljeve e titujve, i është akorduar edhe titulli “Mjeshtër i Madh i Punës”, si dhe urdhri “Naim Frashëri” i klasit të parë. Në vitin 1981 heq dorë përfundimisht nga sporti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?