Ndeshje dramatike mes Liverpul dhe Manchester City, 4-3
Kjo e dielë përjetoi një ndeshje dramatike mes Liverpul dhe ekipit që kryeson kampionatin anglez, Manchester City. Ndeshja u mbyll 4 me 3 për ekipin e Liverpulit, por deri në minutën e 95-të emocionet nuk mbaronin. Të dyja janë ekipe sulmuese dhe plot 7 gola. Në fillim të pjesës së parë shënoi në minutën e 9-të Oxlade Chamberlain A. për Liverpul dhe barazoi në minutën e 40-të Sane i City.
Në pjesën e dytë në minutën e 59 -të shënon Firmino për Liverpul. Dy minuta me vonë prapë shënon Liverpul me Mane S dhe në minutën e 68 prapë gol Liverpul me anë të Salah. Manchester City nuk dorëzohet dhe sulmon duke shënuar në minutën e 84-të me anë te Silvas. Në minutën e parë të shtesës shënon prapë City dhe rezultati shkon në 4 me 3. Në minutën e 95-të të shtesës për pak barazoi Manchester City.
Një ndeshje e jashtëzakonshme, plot dramacitet dhe ankth nga dyja palët. City kryeson me 62 pikë, ndërsa në vend të dytë, tretë dhe të katërt janë me nga 47 pikë United, Liverpul dhe Chelsea.
Ja video e golave:
KOHA JONË SONDAZH

