FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndeshja Izrael-Shqipëri do të gjykohet nga patriotët e Panuccit

Kombëtarja jonë do të luajë nesër ndeshjen e tretë në Ligën C ndaj Izraelit. Sfida e fundit është luajtur në “Elbasan Arena” më 7 shtator të këtij viti dhe ka përfunduar me fitoren minimale të të besuarve të Christian Panuccit.

Ditën e sotme, UEFA, ka zbuluar edhe emrat e gjyqtarëve, që do të bëjnë drejtësi në ballafaqimin e së dielës mbrëma. Kryesor do të jetë një emër i njohur i Seria A, Paolo Mazzoleni.

Ai do të ndihmohet nga asistentët Fabiano Preti dhe Matteo Passeri. Gjyqtarë ndihmës shtesë do të jenë Davide Massa dhe Piero Giacomelli. Të shohim nëse italianët do t’i sjellin fat bashkatdhetarit të tyre, Panucci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for Paolo Mazzoleni

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?