Ndeshja Shqipëri-Skoci, Panucci: E rëndësishme të bëjmë gol
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, në një konferencë për shtyp ka folur për ndeshjen Shqipëri-Skoci. Panuçi ka thënë se kryesorja është që të bëhet gol në këtë ndeshje. Kombëtarja shqiptare është në kuotën e 3 pikëve dhe pritet të përballet me Skocinë në datën 17 nëntor në ligën e Kombeve.
”Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gol. Padyshim që në këndvështrimin tim, çështja nuk është Kaçe. Kaja ka qenë njëri nga anëtarët. Duhet të shohim minutazhin dhe aktivitetin që ka patur çdo lojëtar”,-tha Panucci. Tranjeri i kuqezinjëve u pyet nga gazetarët mbi rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe tha se nëse do rezultojë një humbje, atëherë e gjitha do të bëhet shumë e vështirë për të gjithë.
”E rëndësishme është të fitojmë. Padyshim që po të humbasim, bëhet më e vështirë për të gjithë. Gjithmonë mund të fitosh me kombëtaret. K Unë përpiqem të bëj maksimumin për të marrë fitoren. Është normale, kemi detyrën të fitojmë me Skocinë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Flas gjithë kohën me lojëtarët, për rëndësinë e ndeshjes. Duhet të dalim nga grupi me 6 pikë. Duhet të flasim edhe në fushë. Jo të jemi aktivë në seancat stërvitore dhe të mos jemi më aktivë në fushë. Është me rëndësi që të komunikojmë, qoftë edhe për gabimet që nuk më takojnë mua”,-shtoi më tej tranjeri i kuqezinjëve.
Loret Sadiku mbetet në planet e Christian Panuccit për të ardhmen, pavarësisht se nuk pranoi të ishte pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e radhës. Trajneri italian tregoi në konferencën për shtyp se kishte patur një bisedë me mbrojtësin e Kasimpasas në Turqi, duke sqaruar edhe arsyen e “refuzimit”.
”Sadikun e ftova pastaj me dërgoi një mesazh dhe folëm me njëri-tjetrin. Ai ishte i lumtur për grumbullimin, por më tha që kishte pasur probleme, nuk ishte 100%. Më kërkoi që të mos e grumbulloja. Edhe unë i thashë që të mos vijë nëse nuk është i gatshëm 100%. Ai është në plane për të ardhmen. Më pas ftova Kaçen, pasi edhe Ylber Ramadani kishte dëmtim”,-tha Pannuci.
Në vijim të taktikave me Izraelin, për Panuccin funksionoi skema. Komunikimi është problemi më i madh tha tranjeri. ”Është bërë problem shiriti i kapitenit. Është çështje autoriteti dhe pranimi nga lojtarët e grupit. Nuk kanë rëndësi emrat ne veçanti. Ai duhet të karikojë lojtarët, duhet të jetë si lider. Nuk duhet të jetë si me Izraelin kur goditëm 29 herë dhe nuk bëmë asnjë gol, ndryshe nga kundërshtari që shfrytëzoi rastet. nuk duhet të konsiderohet sjellja ime si diktatoriale, por si një përpjekje për të ndihmuar grupin. Nuk duhet harruar që në ndeshjen me Norvegjinë u ndëshkuam nga një goditje këndi. U them lojtarëve të komunikojnë në fushë. Jemi stërvitur në goditjet standarde dhe do e rris angazhimin, pasi nuk kanë mjaftuar 30 minuta”.
KOHA JONË SONDAZH

