FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndeshje e çmendur në Angli, Liverpooli përmbys për dy minuta Arsenalin (VIDEO)

Ka nisur në mënyrën më spektakolare të mundshme super sfida e Premier League mes Liverpoolit dhe Arsenalit. Skuadra e Klopp është shfaqur e përgjumur në aksionet e para, teksa pas një gabimi në mbrojtje në minutën e 11-të, erdhi goli për “topçinjtë”. Ainsley Maitland-Niles ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shtyrë topin në rrjetë.

Reagimi i “The Reds” nuk vonoi, teksa në minutën e 15-të, Roberto Firmino përfitoi nga një gafë e skuadrës së Arsenalit për të shtyrë topin në rrjetë. Dy minuta më pas sulmuesi brazilian shënoi një tjetër gol spektakolare, duke dribluar gjysmën e mbrojtjes kundërshtare, duke kaluar në avantazh ekipin e tij. /Koha Jone/  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?