Ndodh në Angli, gjyqtari sulmon futbollistin që proteston (VIDEO)

Futbollistët ka ndeshje që humbasin toruan, madje kanë guxuar që të sulmojnë edhe arbitrin e ndeshjes. Gjithsesi nga Anglia vjen një episod ndryshe. Në sfidën Ipswich-Northampton, e vlefshme për League Two, ndryshe divizioni i katërt i futbollit ishullor, ndodhi krejtësisht e kundërta.

Vendasit do të pretendonin për një penallti, teksa Alan Judge protestoi ashpër te kryesori Darren Drysdale, por ky i fundit iu kthye keq.

Ai u përplas kokë më kokë me të, ndërkohë që u desh ndërhyrja e futbollistëve për të evituar përplasjen fizike. Gjyqtari sigurisht edhe nga pamjet filmike është pezulluar, teksa pritet të mos vendos drejtësi për një afat të pacaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?