FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndodh në Kroaci, Dinamo shkarkon trajnerin edhe pse kryeson kampionatin

Presidenti i Dinamos së Zagrebit ka vendosur të shkarkojë nga puna trajnerin Mario Cvitanoviç. Ky vendim erdhi menjëherë pas humbjes në derbin me Lokomotivën e Zagrebit, me rezultatin e thellë 1-4.

Ndonëse Dinamo e Zagrebit kryeson renditjen e kampionatit kroat, me 6 pikë më tepër se ndjekësi më i afërt, Hajduku i Splitit, dy humbjet e fundit, përballë Rijekës dhe derbi i djeshëm, të dyja me të njëjtin rezultat, duket se kanë peshuar në këtë vendim.

Në sfidën e sotme Amir Rrahmani ishte titullar për Dinamon, teksa mori edhe një karton të verdhë, por nuk arriti të shmangë golat e shumtë të pësuar nga skuadra e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?