Ndodh në Skoci, portieri dëmtohet për shkak të një lope! (VIDEO)
Queen of the South është një skuadër që bën pjesë në Championship, kategorinë e dytë në futbollin skocez. Ky ekip po lufton për të siguruar një vend në playoff, që do të ishte një ëndërr për ta.
Skuadra skoceze po përballet një problem të madh, pasi në ndeshjen e radhës ndaj Dunfermline Athletic, sfidë vendimtare për të arritur objektivin e saj nuk do të ketë shërbimet e portierit Sem Henderson, i cili nuk do të luajë për shkak të një lope. Po është e vërtetë, nuk po ju gënjejmë!
Ai ka shkuar për të ndihmuar babanë e tij në një fermë, por ka pësuar një aksident, pasi është goditur nga një lopë në sup, duke i shkaktuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë. Queen of the South në këtë mënyrë do t’i duhet të luajë pa portierin e tyre titullar. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

