Ndodh për herë të parë te Barcelona pas 13 vitesh, merkato mbyllet me bilanc …

Barcelona ka ndryshuar strategji në merkato gjatë këtij sezoni. Katalanasit çdo vit kanë shpenzuar shumë për të fituar dhe për të qenë në majën e Europës dhe botës, ndaj çdo vit bilanci i merkatos ka qenë negativ. Por këtë verë ka ndodhur e kundërta dhe skuadra “blaugrana” e ka mbyllur merkaton e verës me 5.8 milionë euro fitim

Këtë verë, transferimi në momentet e fundit i Pablo Alcacer të Borussia Dortmund bëri që bilanci financiar i merkatos të ishte pozitiv. Në arkën e klubit kanë hyrë 137.7 milionë euro, ndërkohë që janë shpenzuar 131.9 milionë, pra 5.8 milionë euro fitim, gjë e cila nuk ndodhte prej vitit 1999.

Duket se drejtuesit e klubit katalanas kërkojnë të ndërtojnë një ekip të ri, me emra të rinj dhe premtues.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?