FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshime në strukturat drejtuese, dorëhiqet drejtori i Kamzës

Andi Matraxhiu nuk do të jetë më drejtor sportiv i klubit të Kamzës. Burime bëjnë me dije për “newsport” që ai ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante për shkak të mungesës së rezultateve në ndeshjet e fundit.

Pas largimit të Klodian Duros, tashmë është radha e drejtorit sportiv të largohet nga klubi kamzali.

Matraxhiun falënderoi drejtuesit për besimin që i dhanë, por në fund theksoi se gjithçka doli jashtë pritshmërive dhe në këto kushte u detyrua të jepte dorëheqjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po është e vërtetë që jam larguar nga klubi i Kamzës. Pas një bashkëbisedimi që pata me drejtuesit, vendosa të dorëhiqem. Arsyeja ka të bëjë me mungesën e rezultateve, ku edhe unë mbaj përgjegjësitë e mia. I uroj Kamzës suksese në vazhdimësi dhe e theksoj që do vijoj të jem tifoz me atë ekip.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu dua të falënderoj edhe presidentin Naim Qarri për mundësinë që më dha duke më ofruar postin e drejtorit sportiv. Më vjen keq që gjërat dolën jashtë pritshmërive”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?