FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshon lista e U-21, Rrapaj zëvendëson Tedi Carën

Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve të radhës në eliminatoret e EURO 2023 ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, që të dyja këto sfida në transfertë. Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore pasditen e hënës në fushën e “Olimpik Park” në Durrës. Gjatë pasdites i gjithë grupi është kompletuar dhe të gjithë lojtarët mbërritën në grumbullim.

Një grup i vogël i përbërë nga lojtarët të cilët janë aktivizuar me klubet gjatë të dielës ka zhvilluar stërvitje të diferencuar, ndërsa pjesa tjetër është stërvitur rregullisht. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti Tedi Cara ka pasur probleme fizike dhe me të ardhur në grumbullim i është nënshtruar ekzaminimeve përkatëse. Pas konsultave me stafin mjekësor të Kombëtares U-21 u konkludua se Cara nuk mund të rikuperohet për këto dy ndeshje.

Kësisoj, stafi teknik vendosi që sulmuesi të largohet nga grumbullimi dhe në vend të tij është thirrur futbollisti Arinaldo Rrapaj i Partizanit. Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshjet e radhës të Europianit në transfertë, fillimisht ndaj Sllovenisë më 12 nëntor ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë kundër Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?