FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshon plani për De Biasin, kandidat për stolin e klubit të Serie A

Gianni De Biasi duket se është kandidat për të marrë drejtimin e Frosinones në Serie A.

Emri i ish-trajnerit të Shqipërisë ka dalë në skenë në mediat italiane pas humbjes 1-2 të kësaj skuadre në shtëpi me Genoan.

Kjo ishte disfata e gjashtë në shtatë ndeshje për teknikun Longo, i cili duket se nuk ka më forcë për të ndryshuar situatën, ndaj drejtuesit e Frosinones për kërkojnë një zëvendësues të denjë për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër emrat e shumtë si alternativë shihet edhe De Biasi, i cili, në fakt, është në bisedime edhe me Federatën Armene të Futbollit, për të marrë drejtimin e përfaqësueses së këtij vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

62-vjeçari për herë të fundit në Serinë A ka drejtuar Udinesen në sezonin 2009-2010, ndërsa në dhjetor të 2011-ës u emërua trajner i Shqipërisë, eksperiencë të cilës u dha fund më 14 qershor të vitit të kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?