Ndryshon sërish dita për derbin Tirana-Partizani që do të vendos fatin e titullit

Tirana-Partizani, derbi që vendos skuadrën kampione të këtij edicione në “Abissnet Superiore”, u njoftua dje se do të luhet më 16 maj në orën 18:30 në stadiumin “Air Albania”.

Por pavarësisht dëshirës së madhe të FSHF-së dhe dy klubeve që kjo ndeshje të luhej të martën, ka qenë policia e shtetit ajo që nuk ka marrë përsipër organizimin e ndeshjes, pasi të dielën zhvillohen zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe forcat blu do të jenë të impenjuara në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend për më shumë se 48 orë pas përfundimit të zgjedhjeve.

Për rrjedhojë, derbi i madh i kryeqytetit, sfida Tirana-Partizani është spostuar sërish të mërkurën e 17 majit, në orën 18:30 në stadiumin “Air Albania”. Edhe 4 sfidat e tjera të javës së 33-të do të luhen në orën 15:00 ditën e mërkurë, ashtu siç ishin programuar që në fillim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që kur kanë mbetur edhe 4 javë nga përfundimi i kampionatit, gara për titullin kampion është më e hapur se kurrë, pasi kryesuesit e Tiranës (59 pikë) kanë vetëm 2 pikë më shumë se rivalët e Partizanit (57 pikë).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?