Ndryshon sërish kalendari i Superiores, ndryshon dita e kryendeshjes së javës së 9-të
Pas pauzës prej ndeshjeve ndërkombëtare rikthehet Kategoria Supreiore. Java e nëntë që përkon me fundin e fazës së parë ishte planifikuar të zhvillohej në tre ditë dhe ashtu do të luhet, por ka një ndryshim të kalendarit.
Kryendeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Tiranës ishte planifikuar për t’u zhvilluar të premten në orën 18:00 në Vlorë është shtyrë për t’u luajtur të hënën, po në orën 18:00. Ndërkohë takimi mes Laçit dhe Teutës do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, për shkak të punimeve që kurbinasit po bëjnë në stadiumin e tyre.
KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 9
E SHTUNË
ORA 14:00
Kastrioti-Kukësi
Laçi-Teuta
E DIEL
ORA 14:00
Skënderbeu-Kamza
ORA 17:00
Partizani-Luftëtari
E HËNË
ORA 18:00
Flamurtari-Tirana
KOHA JONË SONDAZH

