FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshon sërish skenari, Benevento nuk e “lëshon” Memushajn

Të gjithë e cilësuan si një transferim të kryer, por “skenari” ka ndryshuar sërish për të ardhmen e Ledian Memushajt. Mesfushori i kombëtares sonë në ditët e fundit kishte arritur një marrëveshje për kalimin te Bari, por skuadra e Beneventos nuk kërkon që ta lërë të lirë.

48 orë kohë ka kërkuar skuadra e fundit e Seria A për të përcaktuar edhe fatin e mesfushorit vlonjate. Fitorja dhe ndeshja shumë e mirë ndaj Sampdorias kanë ndryshuar skenarët. Nëse më parë mesfushori ishte në merkato, tashmë gjërat kanë ndryshuar, teksa e shohin si një ndër elementët që mund të ndihmojnë ekipin për të mbijetuar.

Të mërkurën do të zhvillohet një takim me drejtuesit e Barit, pasi trajneri Fabio Groso synon që ta ketë nën urdhrat e tij për pjesën e mbetur të sezonit për të formuar një mesfushë me kualitet së bashku me Migjen Bashën. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?