Në Angli konfirmojnë largimin e parë të Solskjaer nga United

Ole Gunnar Solskjaer tashmë e ka vendosur; Alexis Sanchez do të largohet gjatë merkatos së verës. Pavarësisht përpjekjeve të 30-vjeçarit për të bindur trajnerin norvegjez për të marrë një rol titullari në formacion, duket se sulmuesi nga Kili është i pari në listën e Solskjaer për t’u larguar në verë.

Trajneri norvegjez, i cili pak ditë më parë u konfirmua në stolin e “Djajve të Kuq” për tre vitet e ardhshme, kishte deklaruar se nuk mund të bënte asgjë për të rikthyer Alexis Sanchez në formën e tij më të mirë, duke dhënë sinjale të qarta se sulmuesi do të largohej. Për momentin për ish-lojtarin e Arsenal nuk ka oferta konkrete, por kalimi në Kinë shihet si një mundësi e mirë për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?