Në Angli shpërthen çështja Ozil, video-lojërat mund të jenë shkaku i dëmtimit
Mesut Ozil nuk vesh këpucët e futbollit që nga 5 tetori për shkak të një problemi në shpinë që ka detyruar që të ndalet. Gjatë periudhës së rikuperimit, fantazisti turko-gjerman ka treguar shumë interes për video-lojërat.
Sipas mediave gjermane dhe angleze, Ozil kalon 5 orë në ditë para ekranit duke krijuar varësi, ndërkohë që ky mund të jetë dhe shkaku i dhimbjeve të shpinës. Mesfushori ka hedhur një platformë Twitch që lejon publikimin e video streaming, që nga 10 tetori, vetëm 5 ditë pas dëmtimit.
Ozil sipas “Daily Star” ka luajtur gjatë kësaj periudhë 5221 herë video-lojëra. Ai është rasti i parë i dëmtimit nga video-lojërat? Jo. Në vitin 2005, Nesta mbeti viktimë e lojës në joypad, që i shkaktoi dëmtim në pulsin e dorës. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

