FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Holandë krijojnë këngë speciale dedikuar qytetit të Tiranës për finalen (VIDEO)

Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për finalen e të mërkurës, teksa do të mësojmë dhe ftuesin e parë të Conference League. Feyenoord do të sfidojë Romën në Tiranë.

Tifozët holandez do të jenë deri në 20 mijë për këtë ndeshje që do të udhëtojnë në Shqipëri, por vetëm 7 mijë prej tyre do të kenë fatin për të hyrë në stadium. Këngëtari Kevin Bijlsma i ka dedikuar një këngë Tiranës për këtë duel, aq shumë të pritur.

Edhe pse nuk jeton në Roterdam, 41-vjeçari ka vendosur të bëjë një këngë posaçërisht për këtë finale. “Në Holandë ka vetëm një klub, ne fitojmë Kupën e Konferencës!”, thotë në tekstin e tij Kevin. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
YouTube player

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?