Në Itali janë të bindur: Ronaldo shënon në sfidën e radhës ndaj Parmës
Çështje kohe, goli do të vijë. Ndoshta është më mirë që të thuhet se do të duhet të presim edhe një javë. Ndaj Chievos dhe Lazios, Cr7 u afrua shumë herë festimit të golit të parë me fanellën bardhezi, teksa tashmë i duhet të presë sfidën me radhës me parmën për të thyer tabunë. Në fakt, në ndeshjen e tretë, Ronaldo shkëlqen. Kështu ka ndodhur të paktën në 10 vitet e fundit në aventurën te Manchester United dhe Real Madrid.
Çështje numrash- Portugezi ka shënuar 13 gola në 9 ndeshje, në 10 kampionatet e fundit, duke humbur kontaktin me golin vetëm në dy ndeshje. Më mirë ka bërë tre vite më parë, duke vënë firmën në 5 nga 6 golat ndaj Espanjolit. Në sezonin 2015-2016, Ronaldo nuk shënoi në dt ndeshjet e para. Tashmë mbetet që të presim ndeshjen që do të luhet në “Tardini”, në duelin që do të luhet të shtunën në mbrëmje. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

