Në Paraguai trajneri ka si asistent një qen
Qeni i humbur Tesapara është bërë asistent i trajnerit të Carlos Jara Saguier, trajner i klubit 2 de Mayo Sports, një klub që aktualisht luan në Divizionin e Dytë në Paraguaji.
Siç raportohet nga “Cronica.com”, Tesapara merr pjesë në stërvitje, ka një vend në stol dhe feston me grupin sukseset e ekipit. Trajneri Saguir është shprehur: “I dhashë njëherë një copë tortë dhe që nga ajo ditë, sa herë që vija në punë ai më përshëndeste. Ai nuk largohej me vrap. Tani ai kërcënon kundërshtarët tanë me një fytyrë agresive”.
Tesapara-n e gjen në shkallët e stadiumit duke parë ndeshjen me qetësi.


KOHA JONË SONDAZH

