Në Portugali ndodh diçka e pabesueshme kur gjyqtari kërkon ndihmën e “VAR”-it (VIDEO)

Në Portugali ka ndodhur një episod i pabesueshëm me “VAR”-in. Skuadra e fundit të tabelës Aves priste Boavistën, që gjendet në mesin e tabelës.

Vendasit kërkonin 3 pikë të rëndësishme për të shpëtuar mbijetesën. Në fakt ja arritën dhe me një rezultat 3-0, ndërkohë që gjatë ndeshjes nuk mungoi nervozizmi, ku 9 futbollistë u ndëshkuan me të verdhë.

Në rastin e golit të tretë, arbitri kërkoi ndihmën e teknologjisë për të riparë edhe njëherë imazhet e aksionit. Ai hasi shumë vështirësi për të parë pamjet sepse para kamerës të vendosur për këtë rast ishte një flamur gjigant që pengonte pamjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund gjyqtari u detyrua që t’i qëndronte besnik vendimit të parë që dha në fushën e lojës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?