Në Portugali prodhojnë biskotat me format e pazakonta, mbajnë emrin Ronaldo

Pronari i dyqanit “Worcester”, u ka ofruar klientëve të tij të blejnë biskotat “Ronaldo”, të cilat janë në formën e çifti ku kryejnë marrëdhënie seksuale. Faktikisht këto biskota pronari i ka bërë në formë shakaje për rastin e akuzave që janë bërë ndaj sulmuesit portugez.

Ky i fundit është akuzuar nga një shtetase amerikane e quajtur Kathryn Mayorga për përdhunim. Jose Goncalves, pronari i dyqanit pohoi se nuk kishte asnjë synim negativ për të dëmtuar imazhin e futbollistit përkundrazi. Nga ana tjetër, Lydia Johnson, koordinatore e “The Glade” tha se nuk mund të bëhet shkak me një rast përdhunimi apo sulmi seksual.

Goncalves deklaroi se njerëzit vijnë dhe blejnë shumë të tilla 60 apo 70 në ditë dhe nuk i kursejnë të qeshurat kur i shohin këto biskota. Ndër të tjera ai deklaroi se nuk kishte asnjë qëllim të keq me këto biskota dhe se beson tek versioni i Ronaldos për ngjarjen në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?