“Në raste të tilla thua ‘Ah, m*t”, si reagoi Guardiola pas golit të Liverpoolit (VIDEO)

Pep Guardiola është një ndër trajnerët më të dashur në botën e futbollit, për shkak se rrallë herë ndodh që ta shohim të nervozuar, apo që të ofendojë kundërshtarët.

Autogoli në minutat e fundit i Totenhamit ndaj Liverpoolit, nuk është se ja ka prishur shumë humorin strategut spanjoll, i cili ka bërë humor me gazetarët kur është pyetur për fitoren e rivalëve të tyre në fund.

“Në raste të tilla thua ‘Ah, m*t!”, por pas 5-10 minutash thua, ‘OK, sfidë fantastike. Askush nuk tha që do ishte e lehtë” deklaroi Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liverpooli mori përkohësisht kreun e renditjes në Premier Ligë të dielën, por City ka luajtur një ndeshje më pak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?