FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Në Shqipëri do të çoja për patetina”, Florian Marku sherr me ukrainasin para duelit (VIDEO)

Florian Marku do të sfidojë të shtunën Maxim Prodan për brezin e kampionit në International Boxing Federation. Dueli është ndezur që ditën e sotme në konferencën e prezantimit. Dy boksierët kanë ofenduar njëri-tjetrin dhe kjo e ka bërë Markun më shumë gjaknxehtë.

Në momentin që ai u nis për te kundërshtari ndërhynë rojat e sigurisë që bënë të mundur largimin e tij nga salla.

“Me ndihmën e Zotit do ta rrëzoj knock out dhe do t’i flas kur të jetë pa ndjenja. Mund të luftojmë këtu nëse do. Le të duelojmë këtu. Hajde, luftojmë këtu. Mendon se jam se të tjerët, do ta shohësh të shtunën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin tim do ta çoja për të më blerë patatina, ja çfarë lloj tipi është ai. Do t’ia tregoj të gjitha të shtunën. Nuk është ndeshur me asnjë si puna ime”, tha Florian Marku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sfida mes Markut dhe Prodan do të mbahet të shtunën në stadiumin e Tottenham.

"FIGHT NOW YOU PIECE OF SH*T!" - FLORIAN MARKU GOES WILD AT JOSHUA USYK PRESS CONFERENCE💥
'DON'T BE GANGSTER IN FRONT OF ME!' - FLORIAN MARKU & MAXIM PRODAN GET PHYSICAL AFTER HEATED PRESSER

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?