Në Spanjë e bëjnë të sigurt: Ronaldo blen Valladolidin

Valladolid është gjithmonë e më pranë ndryshimit të pronarëve. Sipas mediave iberike “Cadena Ser”, fenomeni Ronaldo mund të bëhet pronari i ri i klubit, që është ngjitur këtë sezon në La Liga me një vlerë që shkon në 30 milionë euro.

Ish-futbollisti brazilian do të bëhej edhe presidenti i klubit, duke zëvendësuar Carlos Suarez, i cili do të qëndrojë në klub në rol drejtuesi. Në 2 ndeshjet e para të La Ligës, Valladolid ka arritur të sigurojë një pikë, teksa u mposht minimalisht nga Barcelona dhe barazoi në transfertë ndaj Zhironës. Për brazilianin, kjo do të ishte eksperienca e dytë në drejtimin e një klubi, pas asaj të përkohshme në Shtetet e Bashkuara me Fort Lauderdale Strikers, klub ku ishte aksioner nga viti 2014 në vitin 2017, duke zotëruar 25% të aksioneve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?