FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Spanjë janë të bindur: Griezmann favorit për “Topin e Artë”

Fituesi i “Topit të Artë”, çmimit më prestigjioz individual në histori, do të bëhet publik më 3 dhjetor, teksa dje është zbuluar lista me 30 kandidatët zyrtar që mund të fitojnë këtë çmim

Në të janë emra të rëndësishëm si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Modric, dhe deri te lojtarët që shkëlqyen në Botëro si Mbappe, Courtois, Hazard dhe Kante. Një ndër pretendentët kryesor për këtë çmim është Atonie Griezmann.

Fakti që çmimi jepet nga një revistë franceze dhe fitimi i Kupës së Botës, bën që sulmuesi i Atleticostë jetë një ndër pretendentët kryesor. Griezmann ndërkohë fitoi edhe Europa League dhe Superkupën e Europës me Atleticon, duke i shtuar edhe më shumë pikë vetes te gazetarët që do të kenë të drejtën e votës. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?