Nedved e pranon: Reali favorit, por ne jemi Juvja dhe kemi Dibalën
Juventus do të ketë mundësinë për të marrë hak ndaj Realit të Madridit, pasi shorti i Ligës së Kampionëve e ka vendosur sërish përballë në çerekfinalen e këtij sezoni. Pas hedhjes së goglave ka folur edhe zëvendës-presidenti i bardhezinjve, Pavel Nedved.
“Do të jenë dy ndeshje të bukura, do të luajmë ndaj ekipit që ka fituar këtë kompeticion në dy vitet e fundit. Duke parë ndeshjet ndaj PSG, do të jenë dy ndeshje të vështira, por duhet të tregojmë se jemi Juventus. Kemi dy futbollistë të skualifikuar, dhe ndeshja do të nisë me rezultatin 0-0.
Higuain dhe Dibala? Po bëjnë një sezon të rëndësishëm, dhe mendoj se po bëjnë mjaft mirë. Dibala duhet të tregojë se do të bëjë histori te Juvja, edhe në Kupën e Botës. E kam parë shumë mirë kohët e fundit, dhe më bën që të shpresojë se do të përmirësohet edhe më shumë.
Juventus po kalon një moment mjaft të mirë, edhe pse kemi vuajtur ndaj Totenhemit. Në këtë moment do të luftojmë në të trija kompeticionet, dhe duam që të shkojmë deri në fund. Reali është pa objektiva dhe kjo mund të ndikojë, pasi ata synojnë vetëm që të rifitojnë Championsin”, u shpreh Pavel Nedved. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

