Nejmar: Asgjë nuk është e pamundur, ndaj Realit gabuam në fund

Nejmar këmbëngul se PSG ende mund të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve edhe pse skuadra franceze u mund 3-1 në duelin e parë në “Santiago Bernabeo”.

“Kemi bërë shumë gabime në disa momente. Nuk jemi mjatueshëm të pjekur në fundin e ndeshjes. Skuadra nuk kishte ndonjë gjë tjetër dhe duhej ta pranonte atë. Nuk luajtëm një lojë të keqe, por duhet të përmirësohemi, nëse duam të kthehemi. Është e vështirë, por nuk është e pamundur. Vitin e kaluar kishim një situatë më të vështirë për të kaluar. Asgjë nuk është vendosur, është edhe ndeshja e dytë”, tha Nejmar.

I pyetur nëse do të mbërrijë te Real Madridi në të ardhmen, brazilianiu shmang me stil: “Unë kam një kontratë me PSG-në, tani jam i përqendruar te klubi im dhe jam i lumtur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?