Nejmar futbollisti më i vlefshëm në botë, Ronaldo vetëm i 49-ti
Nejmar është futbollisti më i vlefshëm në botë për momentin sipas Observatorit Ndërkombëtar të Futbollit (CIES). Si çdo janar, kjo faqe ka publikuar listën e 100 futbollistëve më të vlefshëm në botë në 5 kampionatet kryesore. Kriteret bazë që ndiqen për të bërë renditjen janë mosha, pozicioni, kohëzgjatja e kontratës, performanca, dhe statusi në nivelin ndërkombëtar.
Braziliani Nejmar është në krye të listës me një vlerë në total që shkon në 213 milionë euro, dhe ka një kontratë deri në vitin 2022. Pas tij vjen Lionel Mesi, i cili ka një vlerë 202.2 milionë euro në merkato, ndërkohë që ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin e Barceloës.
Herri Kejn renditet në vendin e katërt me një vlerë 194.7 milionë euro, duke lënë pas Mbape me 192.5, ndërkohë që 5-shen më të mirë e mbyll Paulo Dibala me një vlerë 174.6 milionë euro.
Interesant është fakti se Kristiano Ronaldo renditet vetëm në vendin e 49. Ylli portugez ka një vlerë vetëm 80.4 milionë euro në merkato. Në këtë renditje duket sa ka ndikim shumë të madh mosha e tij 32 vjeç si dhe kontrata me “galaktikët” që është e vlefshme deri në vitin 2021. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

