FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nejmar i dërgon një dhuratë ish-mbrojtësit të Skënderbeut

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Renato Arapi ka marrë një dhuratë të veçantë nga shoku i tij i skuadrës aktuale, Andre Santos. Mbrojtësi brazilian i ka dhuruar fanellën e ylli të PSG-së, Nejmar së bashku me autograf.

Futbollisti durrsak e ka publikuar fanellën në rrjetet sociale, ku ka shprehur edhe falënderimet për mikun e tij dhe ish-sulmuesin e Barcelonës. “Faleminderit shumë për këtë dhuratë të çmuar Andre Santos dhe Neymar Jr, e vlerësoj shumë, Zoti ju bekoftë”- shkruan lojtari në gjuhën angleze dhe portugeze.

Arapi që nga sezoni 2016-të vazhdon të aktivizohet në radhët e ekipit turk, Boluspor në Kategorinë e Dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?