FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nejmar: Jam në ankth, po përjetoj një nga momentet më të vështira

Nejmar ka dhënë një intervistë për kanalin brazilian “TV Globo” se është ndier shumë i frikësuar nga ideja se mund të mos luante në botëror, pas dëmtimit që pësoi në kavilie në muajin shkurt. Futbollisti brazilian është drejt rikuperimit të plotë, teksa pritet që të jetë i gatshëm për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi.

“Askush nuk është frikësuar më shumë se unë. E di që njerëzit janë nervozë, por jo më shumë se unë. Jam në ankth për t’u kthyer sa më parë. Ky është një nga momentet më të vështira që kam përjetuar, sepse jemi kaq pranë ëndrrës time, Kupës së Botës. Falë Zotit, kam një tjetër mundësi për t’u bërë kampion bote me vendim tim. Është një ëndërr që e kam patur që fëmijë, ky është objektivi im kryesor”, ka thënë Nejmar.

Braziliani ka nisur stërvitjen me PSG-në të dielën e kaluar dhe me shumë mundësi mund të zbresë në fushë në datën 3 qershor, kur Seleçao do të sfidojë Kroacinë në një test miqësor. Brazili është shortuar në Grupin E të “Rusi 2018” së bashku me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?