Nënte vite burg për ish-presidentin e futbollit paraguaian
Ish-kreu i konfederatës së futbollit të Jugut CONMEBOL, Juan Angel Napout, u dënua me nëntë vjet burg pasi ishte i përfshirë në skandalin e korrupsionit të FIFA-s.
Napout, i cili ishte edhe kreu i futbollit paraguaian, u gjet fajtor më 22 dhjetor me tre akuza në lidhje me dhënien e të drejtave televizive dhe të marketingut për ngjarje të mëdha futbollistike në shkëmbim të miliona dollarëve në formë ryshfeti. Janë 42 zyrtarë, drejtues të marketingut dhe të kompanive sportive, të cilët u paditën për korrupsion në shuma që arrinin deri në më shumë se 200 milionë dollarë.
Gjyqi që nisi që në vitin 2017 i Napout dhe Marin tregoi jo vetëm korrupsionin, por edhe jetën e privilegjuar, luksin e tepërt që gëzonin anëtarët e komitetit ekzekutiv të FIFA-s. Prokurorët detajuan një mënyrë jetese me nivel shumë të lartë që përfshinin, fluturimet e shumta, shoferët personalë, avionë privatë, hotele luksoze, takime në vendpushimet idilike në Bahamas ose Mauritius dhe udhëtime në Danub për familjet.
Fillimisht Napout u përpoq të shkatërronte provat duke u munduar të merrte kompjuterin e tij nga selia e CONMEBOL-it pas arrestimit të tij në Zvicër në dhjetor 2015, por nuk ia doli. Nga 42 individë të akuzuar fillimisht, nga drejtuesit e FIFA-s, tre prej tyre kanë vdekur dhe 22 kanë pranuar fajësinë. Marin dhe Napout u dënuan, ndërsa ish-bosi i futbollit peruan Manuel Burga u lirua.
Dënimi i 60-vjeçarit, Napout, vjen një javë pasi ish-drejtuesi i futbollit brazilian, Jose Maria Marin, u burgos për katër vjet në lidhje me të njëjtin rast.
KOHA JONË SONDAZH

