“Nëse nuk fitojmë kampionatin, do të jetë për fajin tonë”

Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta, beson se ky mund të jetë sezoni i duhur që skuadra kampione e Italisë të realizojë “tripletën” e famshme, të fitojë kampionat, Kupë dhe Champions.

Por çdo të ndodhte nëse Juventusi do ta dështonte në fitimin e titullit kampion?

“Jemi ekipi më i fortë në Serinë A, i përgatitur për të fituar titullin kampion edhe pse luajmë në 3 fronte. Nëse nuk do t’ia dalim mbanë do të jetë për fajin tonë dhe ky do të jetë një dështim i madh. Jemi ende një ekip në ndërtim e sipër dhe është herët për të dhënë gjykime, por unë besoj shumë te skuadra dhe trajneri”, u shpreh Beppe Marotta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?