Nesër shorti për Euro 2020, Shqipëria mëson rivalët
Nesër në orën 12:00 në mesditë, do të hidhet në Dublin shorti për fazën kualifikuese të Euro 2020. Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë kundërshtarët. Djemtë e Christian Panuccit ndodhen në vazon e katërt duke zbritur me një vazo nga shorti i kaluar ndërsa Kosova është ngjitur në vazon e pestë.
Shqipëria ndodhet në vazon e katërt së bashku me Qipron, Estonine, Gjeorgjinë, Greqinë, Hungarinë, Lituaninë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Slloveninë me të cilat nuk mund të ndeshet.
Për kuqezinjtë pritet një short ferri pasi parashikohen që në grupin e Shqipërisë të jenë tre rivalë më të fortë që vijnë nga vazot 1,2 dhe 3 dhe vetëm një ose dy rival më të dobët në renditjen e UEFA-s në varësi të grupit që do të biem.

KOHA JONË SONDAZH

