Nesta e thotë hapur: Montella ka bërë maksimumin me këta lojtarë mediokër

Historia e Milanit është shumë e madhe, por vitet e fundit klubi ka lënë për të dëshiruar me rezultatet e arritura. Gjithsesi kjo nuk i ka penguar ish-futbollistët e “djalli” të mblidhen për të festuar 10 vjetorin e “Champions-it” të fundit të fituar.

Në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”, mbrojtësi emblemë i kuqezinjve të atyre viteve, Alessandro Nesta, ka folur për situatën aktuale të ekipit të Montella-s. Italiani ka lavdëruar ish-teknikun e Fiorentinës, por të njëjtin opinion nuk ka ndarë për lojtarët.

CHAMPIONS LEAGUE 20022003 - FINALE Juve Milan
“Unë mendoj se AC Milan kishte të drejtë kur e festoi kualifikimin në Europa League të dielën. Ishte një objektiv, dhe ata arritën ta realizonin atë. Sigurisht që nuk është i njëjti synimi që Milan-ni im po ndiqte, por është ende një rezultat i mirë. Inter dëshironte të arrinte të njëjtën gjë”, tha fillimisht ish-mbrojtësi i kuqezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më vjen keq që Berlusconi-n u largua nga klubi. Jam nostalgjik dhe gjithashtu edhe për Moratti-n ndjej të njëtën gjë. Ata njerëz bën gjëra vetëm për klubet, jo për para.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si mund të ngrihet Milan? Unë do të nënshkruaja me shumë lojtarë italianë, të cilët kanë mentalitet të fortë. Kjo është ajo që ndodhi kur isha në Milan dhe kjo është ajo që Juventus po bën tani”, shtoi 41-vjeçari.
wc1802369
I pyetur për një kthim të mundshëm në Milan, Nesta u përgjigj: “Kurrë mos thuaj kurrë. Nuk mund të jetoj në Miami përgjithmonë, unë do të doja të testoja aftësitë e mia si trajner në Itali në momentin e duhur.” Montella? “Ai është menaxher i zoti, Milan ka luajtur disa ndeshje të mirë në këtë sezon pavarësisht lojtarëve mediokër.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?