FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar flet për largimin nga Barça: Ai klub nuk meriton të ketë të tillë drejtues

Teksa Neymar po shkëlqen në Ligue 1, mendja e tij është ende në Barcelonë. Braziliani ishte në formën e tij më të mirë në natën e së dielës, duke shënuar dy herë dhe duke asistuar dy herë. Ai ndihmoi ekipin e tij për një fitore 6-2 ndaj Toulouse.

Në konferencën e shtypit pas ndeshjes ai tha: “Unë nuk kam asgjë për të thënë për bordin e Barcelonës.”

Më pas punë sekondash brazilaini ndryshoi mendje dhe tha:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mirë, në të vërtetë unë kam diçka për të thënë. Unë jam i zhgënjyer. Unë kam kaluar katër vite atje dhe isha shumë i lumtur. Kaloja katër vite të lumtura dhe mbetem i lumtur, por jo me ta. Për mua, ata nuk duhet të jenë drejtuesit e Barcelonës. Barcelona meriton shumë më mirë dhe të gjithë e dinë këtë. Duke parë që ish shokët e mi të pakënaqur më bën të trishtohet unë u largova. Shpresoj që gjërat të përmirësohen që të mund të konkurrojnë me të tjerët”, përcjell Albeu.com.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu siç pritej Neymar ka shpërthyer më në fund dhe sigurisht armiku i tij në Barcelonë nuk ka qenë as Messi as Suarez por vetëm Bartomeu. Një armik i cili po bën të përflitet dhe largimi i Messit. /albeu.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?