FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar nis “tratativat” për transferimin e Pogba te PSG

Paul Pogba është duke kërkuar për skuadrën e re, që mund të ketë duke filluar që nga muaji janar. U fol shumë për një transferim të tij tek Barcelona gjatë merkatos së verës, por Pogba qëndroi tek “djajtë e kuq” edhe pse bashkëjetesa me United duket se e bën lojtarin të vuaj dhe këtë detaj kërkon ta shfrytëzojë miku i tij Neymar, i cili tenton ta bindë për kalimin tek klubi kryeqytetas i PSG-së.

Braziliani duket më i bindur se kurrë me projektin e sheikut Al Khelaifi, me sulmuesin brazilian që mendon se Pogba do ta ndihmonte skuadrën për të shkuar ne nivelin tjetër, drejt objektivit madhor, trofeut të Champions Leagues.

Edhe pse duket thuajse e pamundur që francezët të mund të përfitojnë shërbimet e Pogbas në merkaton e janarit, edhe për shkak të sanksioneve që UEFA i ka vendosur klubit të PSG-së, pas transferimeve me buxhet madhor të Neymar dhe Kylian Mbappe, ku nuk mungojnë dyshimet për thyerje te rregullores së Fair Play-t Financiar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas shitjes se lojtarëve si Goncalo Guedes, Javier Pastore, Yuri Berchiche, Odsonne Edouard para fushatës 2018-19 nëse dëshirojnë të kryejnë një tjetër blerje madhore si ajo e francezit Pogba, pikësëpari klubi duhet të rregullojë financat duke shitur lojtarë të tjerë nga organika.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?