Neymar: Nuk jam në 100 për qind të formës, por nuk mund të mbaj zi…
Neymar foli sot në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës. Braziliani, i cili nuk ka dhënë një konferencë shtypi me PSG që nga ardhja e tij në gusht 2017, preku disa çështje.
“Unë nuk jam në 100% të formës sime, por kjo është normale në këtë kohë të sezonit. Jam duke u stërvitur për të gjetur formën time më të mirë, përpiqem të përparoj fizikisht dhe teknikisht. Këtë verë, në Kampionatin Botëror, kam vuajtur shumë, u dëmtova, por bëra gjithçka të mundshme për të luajtur me Brazilin dhe përfundova i trishtuar për shkak të mënyrës se si përfunduan gjërat. Nuk mund të mbaj zi për këtë gjë, duhet të vazhdojmë përpara.
Mbappe? Jam shumë i lumtur të kem në skuadër një lojtar shumë ofensiv si ai, që i pëlqen vetëm për të fituar. Dhe kur nuk fiton, e shihni lehtë mërzinë në fytyrën e tij. Përpiqemi ta ndihmojmë sa më shumë njëri-tjetrin.
Tuchel? Ai ka sjellë diçka të re te PSG. Është një trajner i ri, por e di se ku dëshiron të shkojë. Kjo është një përvojë e madhe, duke punuar me të. Shpresoj se Tuchel mund të na çojë në fitimin e Champions-it”, deklaroi Neymar.
KOHA JONË SONDAZH

