FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar nuk mund të festojë titullin kampion me shokët e tij

Neymar nuk do të festojë triumfin me shokët e tij të ekipit në Ligue 1. Të shtunën skuadra e Tuchel do të luajë ndaj Dijon për javën e fundit, ndërkohë që pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit do të nisë festa e titullit kampion.

 

Festime në të cilat nuk mund të jetë i pranishëm Neymar dhe Marquinhos, të dy të skualifikuar. Sipas të përditshmes “AS”, federata franceze i ka dërguar një mesazh që asnjë futbollist nuk mund të prekë fushën e lojës nëse është skualifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Festa e titullit pas ndeshjes do të zgjasë rreth 30 minuta. Neymar kujtojmë që është dënuar me 3 javë, pasi goditi një tifozë gjatë kohës që ishin duke marrë medaljet në finalen e Kupës së Francës, të cilën e humbën ndaj Rennes. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?